Dallku: Është e pafalshme mënyra se si pranuam gol

Futboll 06 Nëntor 2019 20:31

Skuadra e tij ka humbur pesë pikë brenda pak ditësh, teksa lufta për titullin e kampionit po bëhet gjithnjë e më e vështirë për FC Prishtinën.

Armend Dallku u ndal të flas në zonën miks pas ndeshjes së humbur ndaj Feronikelit, teksa pati kritika të mëdha për futbollistët e tij.

“Është e pafalshme mënyra se si pranuam gol. Ishim dy herë në epërsi dhe nuk arritëm ta menaxhonim si duhet. E kuptoj se lojtarët duan të japin më të mirën e tyre brenda fushës, por nganjëhrë duhet të dalë dikush dhe të marr përgjegjësinë apo rolin e liderit ta udhëheq ekipin përpara. Po mungon komunikimi ndërmjet futbollistëve, pasi që kundërshtari me një aksion gjatë tërë ndeshjes na mposhti dhe kjo nuk guxon të ndodh”, deklaroi Dallku për “Super Sport Kosova”, transmeton gazeta sheshi.

Më pas tekniku i kryeqytetasve foli edhe për duelin e radhës, të cilin ekipi i tij e zhvillon në “Zahir Pajaziti” të Podujevës ndaj Llapit.

“Kjo ndeshje tashmë është një histori e mbyllur për ne. Do të synojmë që të përmisojmë gabimet tona qysh në ndeshjen e radhës ndaj Llapit, pasi që nuk na lejohet të bëjmë gabime të tjera”, përfundoi Dallku.

 

-->