Dallku flet pas ndëshkimit të sulmuesit malazez me të kuq: Futbollisti nuk e shau Çakën, u mundua të na fus në vështirësi

Futboll 05 Shkurt 2022 21:31

Futbolli kosovar u rikthye sot në aksion, ku u zhvilluan katër takime në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Insporti.

Gjilani, Ramiz Sadiku, Ulpiana dhe Onix arritën të kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Vëmendjen e mori takimi mes Gjilanit dhe KF Dukagjinit, ku këta të fundit mbetën me një lojtarë më pak nga minuta e 81’të e takimit dhe klinasit u mposhtën me rezultat 2-1

Rastin për kartonin e kuq ndaj Stefan Nikoliç e pa si tendencioz trajneri i klinasëve, Armend Dallku, i cili në një prononcim për Insportin shprehu indinjatë ndaj gjyqtarit Dardan Çaka dhe e potencoi se sulmuesi malazez nuk e shau Çakën.

U pa në fushë që nga minuta e parë tendenca e tij për të future në vështirësi, duke iu dhënë faulla të paqenë kundërshtarit rreth 16 metërshit tonë. Edhe ndëshkimi me kartonë të verdhë i dy mesfushorëve tonë pa asnjë nevojë dhe momenti kulminant ndëshkimi i sulmuesit tonë me karton të kuq, ku shihet nga pamjet filmike që është faull për ne, ai jep faull kundër neshe. Dhe kur sulmuesi ynë është me shpinë nga ai, ai e ndërshkon pa asnjë argument edhe në fund i thotë më ka ofendu që nuk është e vërtetë se un isha aty afër edhe për atë punë edhe u revoltova jasht mase sepse ishe 100% i qëllimshëm kartoni” – tha Dallku për Insportin.

Dhe, lidhur me rastin, Dallku nuk e mohoi se mund ta bëjnë ndonjë ankesë, duke theksuar se klubi do ta shqyrtojë këtë mundësi.

“Sa i përket ankeses klubi do të shqyrtojë këtë mundësi dhe me siguri se do ta apelojmë sepse sot albitri na ndeshkoi pa të drejt me karton të kuq” – tha trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.

Përkundër humbjes Dallku u shpreh i kënaqur për lojën e zhvilluar nga skudra e tij.

Jam shumë i kënqur me ekipin tim, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, me vendosje dhe posedim të mirë. Mirëpo me dy gabime indiviudale i kemi pranuar golat” – përfundoi ai.

Ndryshe, edhe faqja zyrtare e Dukagjinit reagoi menjëherë pas ndeshjes, duke hedhur akuza drejt gjyqtarit kryesor të takimit, Dardan Çakës.

“Aktori kryesore, është gjyqtari Dardan Çaka. Tendencioz, joserioz dhe mbi të gjitha, sot e vendosi ndeshjën!”– shkruhej në postim.

Kujtojmë se, të dielën Prishtina luan ndaj Drenicës në Lipjan, ndërsa Ballkani pret Malishevën në Suharekë. Drita do të përballet me skuadrën nga Liga e Parë, Fushë Kosovën.

Ndërsa ndeshja e vetme që zhvillohet të hënën është ajo mes Ferizajt dhe Llapit. Të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohen nga ora 13:00.

/Insporti.com

-->