Dallku me lot në sy pas ndeshjes: Zoti u’a ktheftë qysh është më së keqi

Futboll 08 Korrik 2020 19:18

Prishtina ka pësuar humbje nga Gjilani me rezultatin 2:1, në një takim që pati shumë polemika.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, mes lotëve është intervistuar pas ndeshjes.

“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi nga ai pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti u’a ktheftë qysh është më së keqi“, potencoi Dallku i emocionuar.

Prishtina pas humbjes mbetet prapa në luftën për titullin kampion, mirëpo incidentet e ndodhura pas ndeshjes kanë lënë shije tejet të hidhur në kampin kryeqytetas.

-->