Dallku, pas fitores ndaj Feronikelit: Nuk dua t’i shoh kundërshtarët

Futboll 29 Qershor 2020 22:14

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 27-të në IPKO Superligë. Prishtina ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në derbin e xhiros ndaj Feronikelit.

John, Mankenda e Januzi ishin shënuesit te Prishtina. Kurse, te ‘Tigrat e Zi’ shënoi Albert Dabiqaj.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Armend Dallku tha se futbollistët e tij reaguan mirë pas barzimit të rezultatit.

“Këtu alternativa e vetme ishte fitorja, jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mi pas barazimit të rezultatit”, tha fillimisht Dallku në SSK.

“Kishim mundësi të shënojmë edhe gola të tjerë, por neve tashmë na mbetet të rikuperohemi dhe të shohim përpara”.

“Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona, dhe Prishtina duhet t’i bëjë hyzmetin çdo takimi”.

Me këtë fitore, Prishtina rikthen pozitën e dytë në tabelë me 54 pikë, katër më pak se Drita që gjendet në pozitën e parë.

-->