Dallku tifoz i madh i Ukrainës

Futboll 13 Qershor 2021 22:43

Armend Dallku i ka ofruar përkrahje të madhe Ukrainës – vendit ku bëri karrierë si futbollist – në një ndeshje kundër Holandës në Kampionatin Evropian 2020.

Dallku –i cili e ktheu Dukagjinin në elitën e futbollit kosovar, Superligë, në sezonin e tij të parë nën drejtimin e skuadrës nga Klina – pjesën dërrmuese të karrierës profesionale si futbollist e kaloi në Ukrainë duke luajtur për Vorskla Poltava.

Ukraina është duke u përballur me Holandën në ndeshjen hapëse të Grupit C në Euro 2020, në Amsterdam, dhe nuk ka dyshim se në Kosovë, ukrainasit e kanë përkrahjen e Dallkut.

Ish-trajneri dhe ish-futbollisti i Prishtinës i ka ofruar përkrahje vendit ku admirohej si futbollistë nga viti 2005 deri më 2016 në Premier Liga.

37-vjeçari shkroi në llogarinë e vet në Facebook: “Sonte bëjmë tifo për Ukrainën”.

Dallku i bëri hiç më pak se 330 paraqitje në fanellën e klubit ukrainas, duke kontribuar me 5 gola dhe 23 asiste, transmeton express.

Gjatë 12 viteve në Poltava, Dallku e fitoi Kupën e Ukrainës, para se të kthehej për të luajtur për Prishtinën, ku edhe e mbylli karrierën si futbollist profesionist. 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10165300795480109&set=a.10151913399740109

-->