Dani Alves për Benzeman: Nuk më intereson nëse luan në Madrid, ai është thjesht i mahnitshëm

Futboll 09 Mars 2022 23:57

Real Madridi e ka eliminuar Paris Saint-Germainin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Padyshim se heroi i mbrëmjes ishte sulmuesi francez, Karim Benzeman, i cili shënoi “het-trik”. Ai ishte poashtu lojtari me notën më të madhe, sipas sajtit prestigjioz të vlerësimeve SofaScore.

Lartë paraqitjen e Benzemas e ka vlerësuar edhe veterani i Barcelonës, Dani Alves, i cili në rrjetin social, Tuitter shkroi; “Nuk më intereson nëse ai është prej Madridit, është lojtar i mahnitshëm. Më pëlqeu ndeshja”.

Real Madridi kalon në çerekfinale, kurse Paris Saint-Germaini edhe për një edicion tjetër përkundër investimeve të mëdha nuk arrin më larg se këtë fazë.

/Insporti.com

-->