Dani Alves pranë kalimit te gjiganti anglez

Futboll 17 Korrik 2019 09:56

Ish-mbrojtësi i PSG-së, Dani Alves është pranë transferimit në Arsenal.

Mediat angleze thonë se Alves është gati t’i bashkohet Arsenalit, mirëpo kërkon pagë 200 mijë euro në javë.

36-vjeçari është një lojtar i lirë pasi u largua nga PSG muajin e kaluar.

City shihej si një favorit për ta transferuar brazilianin, mirëpo nuk ka arritur ta shesë Danilon që ta transferojë në ekip Alvesin.

Alvesi kaloi një vit te PSG duke luajtur nën urdhrat e trajnerit aktual të Arsenalit, Emery, dhe fitoi një titull, prandaj dëshira e tij është për të luajtur përsëri për të.