Dani Alves sulmon Juventusin

Futboll 24 Maj 2019 12:29

Dani Alves është rikthyer të flasë për aventurën 1-vjeçare tek Juventus, aty ku u shpall edhe kampion në Serie A.

Gjithsesi braziliani nuk ruan kujtime të mira nga aventura me “Zonjën e Vjetër”, teksa në një intervistë për “ESPN” ka folur hapur, duke treguar se drejtuesit e klubit nuk mbajtën premtimet që i dhanë.

“Kam kaluar një vit të pakëndshëm në Torino. U ndjeva i tradhtuar sepse nuk mora atë që më është premtuar. Dhe kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Kam bërë histori me Juven, ku nuk ka një person të vetëm që nuk më pëlqen.

Gjithkush e di se unë jam një punëtor i madh. Unë respektoj historinë e Juventusit dhe kam ende shumë miq atje. Nëse njerëzit pranë jush janë të lumtur, atëherë kthehuni prapa. U ndjeva i tradhtuar tek Juventus dhe për këtë u largova”, tha 36-vjeçari.

Përplasja mes mbrojtësit të PSG-së dhe drejtuesve ndodhi në fund të sezonit të parë, kur kontrata e Alves skadoi dhe marrëveshja e arritur gojarisht në fillim ishte që të rinovonte edhe për një sezon, me përfitime më të larta financiare, por nuk u miratua nga presidenti Agnelli dhe lojtari vendosi të largohet./Insporti