Danny Rose drejt Newcastle

Futboll 24 Janar 2020 19:31

Steve Bruce, trajneri i Newcastle ka bërë publike dëshirën që ta marrë në ekip e tij mbrojtësin anglez Danny Rose.

Rose nuk është duke kaluar një kohë të mirë me Spurs, gjërat janë komplikuar edhe më tepër me ardhjen e Jose Mourinhos i cili nuk llogarit në shërbimet e 29 vjeçarit.

“Ai është një lojtar shumë i talentuar. Dua ta kem në ekip, gjasat do thoja që janë 50-50 që ai të vi tek ne” – është shprehur Bruce.

Problem del të jetë dëshira e Tottenham për ta shitur lojtarin i cili ka ende 18 muaj kontratë, me Newcastle të interesuar vetëm për një huazim.

-->