Danny Rose largohet nga Tottenham

Futboll 30 Janar 2020 15:40

Danny Rose përshëndet për momentin Tottenhamin. Mbrojtësi, i cili nuk po gjen një vend titullari në formacion që nga ardhja e Jose Mourinhos, është shumë pranë largimit nga Spurs-at, ku portugezi e ka aktivizuar vetëm pesë herë.

29-vjeçari pritet të transferohet në formë huazimi te Newcastle, pasi të dy klubet duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kalimin e mbrojtësit nën urdhrat e Steve Bruce deri në fund të sezonit.

Tottenham fillimisht insistonte në shitjen e lojtarit por tani janë mjaftuar me një huazim deri në fund të sezonit. Shuma e huazimit besohet të jetë 2 milionë euro.

Kujtojmë që dje Tottenham huazoi edhe mbrojtësin tjetër, Kyle Walker Peters në Southampton. /Insporti.com/

-->