Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri

Superliga 12 Dhjetor 2019 16:25

Aventura e Dardan Berishës me skuadrën e Sigal Prishtinës duket se ka marr fund.

Pas një incidenti të tij me Edmond Azemin gjatë një ndeshjeje të Superligës, e më pas edhe mosmarrëveshjet me kryesinë e klubit, ka bërë që aventura e tij të përfundoj me kryeqytetasit.

Berisha pritet të rikthehet te klubi i fëmijërisë e që është KB.Peja.

KosovaPress mëson se Berisha tashmë është shumë afër një transferimit tek klubi pejan dhe kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla deri tek në nënshkrimi i kontratës.

Peja këtë vit u rikthye në Superligën e Kosovës në basketboll, pas problemeve financiare që kishte në vitet e kaluara.

Gjithashtu mësohet se Peja shumë shpejt të financohet edhe nga kompania ELKOS, kompani që ka premtuar që do ta mbështes këtë klub tash e një kohë të gjatë.

-->