Dardan Berisha, MVP i xhiros së shtatë

Superliga 22 Tetor 2021 14:10

Java e shtatë e Superligës së Kosovës në basketboll dhuroi ndeshje interesante, duke veçuar derbin ndërmjet Pejës dhe Yllit, apo nënkampionit kundër kampionit.

Pikërisht nga derbi vjen MVP i xhiros, i cili është kapiteni i Pejës, Dardan Berisha.

Ai ndaj Yllit kishte 23 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime dhe një top të vjedhur.

Pejanët janë liderë në tabelë me gjashtë fitore dhe një humbje, e merita të mëdha ka kapiteni i Pejës dhe Kosovës, Dardan Berisha, i cili në këtë edicion ka mesatare prej 22.5 pikëve, 4.8 kërcime e 4.3 asistime.

Ndërkohë, top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë të xhiros së shtatë janë:

Courtney Fells i Prizrenit 16 me 35, Amin Hot i Trepçës me 31, Urim Zenelaj i Prizrenit 16 me 31, Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 me 27 dhe Andi Shehu i Bashkimit me 27.

-->