Dardan Berisha në mesin e më të mirëve në Europe Cup, ja si mund ta votoni për më të mirin

Basketboll 31 Janar 2019 16:26

Ylli i Z Mobile Prishtinës dhe i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, është pjesë e pesëshes më të mirë të xhiros në FIBA Europe Cup.

Dardan Berisha është ndër performuesit më të mirë të xhiron e pestë të kësaj gare, transmeton Insporti

Berisha ishte më i miri te Z Mobile Prishtina në humbjen e pësuar në Hungari ndaj Szolnoki Olaj, me rezultat të thellë 89:76.

Me këtë humbje, skuadra nga kryeqyteti edhe është eliminuar nga kjo garë.

Por, Berisha shkëlqeu në këtë ndeshje, me gjithsej 31 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

Basketbollisti 30-vjeçar, është përfshirë në top 5-shen më të mirë, derisa për të mund të votohet edhe për më të mirin e kësaj xhiroje.

Për Dardan Berishën mund të votoni duke klikuar në këtë link. /Insporti.com

-->