Dardan Cena dhe Anes Veseli fitojnë medalje në Itali

Sporte tjera 26 Janar 2020 09:41

Dy xhudistët shqiptarë nga Kosova, Dardan Cena dhe Anes Veseli, kanë siguruar medalje në garën ndërkombëtare të xhudos Alpe Adria në Lignano të Italisë.

Cena e ka fituar medaljen e artë; ndërsa Veseli të bronztën.

Kështu ka njoftuar trajneri Driton Kuka përmes një shkrimi në Facebook.

Dardan Cena i artë 66 kilogramë U18

Anes Veseli i bronztë 81 kilogramë U18

“Loris Sharapolli e Ermal Salihaj luftuan mirë duke arritur nga tre fitore e pastaj duke pësuar humbje, por të cilat nuk mjaftuan për të hyrë në zonën e medaljeve”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Një fundjavë e gjatë për xhudon Kosovare

Pas medaljes së Nores në Grand Prix në Tel Aviv në udhëtimin e saj drejt Lojërave Olimpike në anën tjetër në Itali kadetët dhe juniorët meshkuj sot e nesër po vazhdojnë me medalje!

Turneu Alpeadria në Lignano për Kosovën sot sjelli si vijon :

Dardan Cena i artë 66 kg U18 dhe

Anes Veseli i bronztë 81 kg U18

Loris Sharapolli e Ermal Salihaj luftuan mirë duke arritur nga tri fitore e pastaj duke pësuar humbje por të cilat nuk mjaftuan për të hy në zonen e medaljeve!

Neser vazhdojnë garat me Shpatin dhe juniorët tjerë!

-->