“Dardanet” pësojnë humbje të thellë nga Belgjika

Futboll 12 Prill 2022 22:08

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të thellë nga Belgjika në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultatin 1:6.

Tessa Wullaert shkëlqeu me katër gola në këtë ndeshje, kurse nga një në fitoren e belgeve e shënuan edhe Tinne De Caigny e Marie Minnaert.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për “Dardanet” e shënoi Ereleta Memeti.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara nga Grupin F, Kosova është në pozitën e parafundit (5) me vetëm katër pikë.

Kurse, Belgjika është e dyta në këtë grup me 19 pikë.

Edhe në ndeshjen e parë Kosova kishte pësuar humbje me rezultat të thellë 7-0.

-->