“Dardanët” planifikojnë festë me fansat danezë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja 14 Mars 2019 21:35

Gjithnjë e më afër ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës në futboll për këtë muaj, e cila do të jetë një miqësore në “Fadil Vokrri” kundër Danimarkës, më 21 mars.

Kjo përballja do të jetë shumë e rëndësishme pasi do t’i shërbejë si “udhërrëfyes” përzgjedhësit, Bernard Challandes para takimit të vlefshëm për kualifikimet “Euro2020” kundër Bullgarisë, shkruan Insporti.

Tifogrupi “Dardanët” kanë publikuar një komunikatë në Facebook duke potencuar se planifikojnë “festë” me fansat danezë në tribuna.

Më poshtë, njoftimi i plotë:

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshjet e para e ciklit të ri. Me 21 mars, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova pret Danimarkën, një ndër kombëtaret më të forta në Europë. Edhe pse vetëm ndeshje miqësore, ‘Dardanët’ si gjithmonë do të përkrahin djelmoshat tanë nga minuta e parë deri te e fundit.

Do të përshëndesim edhe miqtë tanë Danez, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Do të festojmë së bashku fillimin e ciklit të ri të garave që na presin, kualifikimet për Euro2020, dhe ndeshja tjetër e rradhës me Bullgarinë.

Si githmonë, stadium ‘Fadil Vokrri’ do të jetë përplot kur luan Kosova e jonë, pa marrë parasysh kundërshtarin. Si gjithmonë, të gjithë njëzëri do të përkrahim ekipin tonë të zemrës.
Me 21 mars (e enjte) nga ora 19, sytë dhe zemrat drejt Kosovës, drejt stadiumit që mban emrin e legjendës.

Sqarim: Dardanët posedojnë biletat në sektorin Veriu si në ndeshjet e kaluara, dhe bileta në dispozicion janë vetëm për antarët e tifo-grupit “Dardanët” me zbritje 50% dmth 2.5 Euro.
Të gjithë ju që jeni të pajisur ne kartelë,ju lusim të kontaktoni numrat përgjegjës në qytete tek të cilët keni bërë aplikin, për tu pajisur me biletë.
Informata rreth udhetimit dhe vend-takimit të të gjithë Dardanëve, do ju njoftojmë ditët e ardhshme.

Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561
Mitrovicë, Vedat Kurshumliu, 049/970-562
Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563
Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564
Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565
Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566
Valon Selimi, 049/970-567
Skënderaj, Flamur Mustafa, 049/970-568