Dardanet U19 fitojnë edhe në ndeshjen e dytë në kualifikimet për Euro 2022

Kombëtarja 22 Tetor 2021 15:00

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Lihtenshtajnit me rezultat të ngushtë 2:1.

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave, ka shënuar fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022, që po zhvillohen në Poreç.

Në ndeshjen e dytë të Grupit 5 në Ligën B, Dardanet U19 kanë shënuar fitore ndaj Lihtenshtajnit, me rezultat 2:1.

Të dy golat për Kosovën i shënoi Fortesa Berisha (5’ dhe 65’).

Kjo është fitorja e dytë e vashave të drejtuara nga Kushtrim Munishi, pasi në ndeshjen e parë e kishin mposhtur Letoninë (3:0).

Ndeshjen e fundit në grup Kosova e luan ndaj Kroacisë më 25 tetor, që do të jetë përcaktuese për kualifikim në Ligën A (fazën e dytë të kualifikimeve), pasi kalimin tutje e sigurojnë vetëm fituesit e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë nga gjashtë grupet e Ligës B.

-->