Dardani shkëlqen si mysafir i Oostendes

Kombëtarja 31 Janar 2018 23:34

Ekipi i Dardan Berishës CEZ Nymburk ka fituar si mysafir i ekipit belg Oostende me rezultat 79:73 në ndeshjen e 13-të në grupin D të Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës në këtë ndeshje shënoi 14 pikë për 22 minuta në parket. Dardani gjuajti 1/5 për dy pikë, duke pasur mjaft vështirësi të depërtojë në trapezin kundërshtar, por ishte i shkëlqyeshëm (4/6) për nga gjuatjet për treshe, duke kontribuar kështu në fitoren nëntë të ekipit nga Praga në Ligën e Kampionëve.

Nymburku, aktualisht mban pozutë ne dytë në grupin D, pas Besiktasit, që ka një fitore më shumë (10-3) dhe e ka po thuajë të sigurt kalimin në fazën e dytë të kësaj gare.

Që kur Berisha ëhstë pjesë e këtij ekipi, CEZ Nymburk në gjashtë ndeshje ka pesë fitore dhe një humbje, pikërisht nga Besiktasi në Stamboll.

Kundërshtari i radhës i ekipit të Berishës, i cili javën e kaluar ishte MVP i xhiros, është Zielona Gora, një prej përfaqësuesve të Polonisë në garën kryesore të FIBA-s për klube.

-->