Daryl Osby: Duhet kohë për nxjerrjen e trupit të Kobe Bryant

Basketboll 27 Janar 2020 11:30

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant, bashkë me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë, humbën jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit, shkruan Insporti.com.

Autoritetet në Los Anxhelos thonë se terreni në Calabasas, ku u rrëzua helikopteri, është shumë i vështirë, prandaj nxjerrja e trupave të viktimave do të kërkoi disa ditë kohë.

Daryl Osby, shefi i zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit, ka thënë se është shumë e vështirë të shkohet në zonën e rrëzimit të helikopterit dhe se zjarrfikësve u është dashur të arrijnë atje në këmbë.

Sipas tij, mbetjet e helikopterit janë shpërndarë gjithandej nëpër terren.

Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur gjithë botën. Legjenda e basketbollit bortëror ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij. Bryant me vajzën e tij Gianna, ishin në helikopterin që u rrëzua sot.

Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, ndërsa vajza e tij ishte vetëm 13 vjeçare. /Insporti.com/

-->