Dautaj: Besa në rrugë të mirë për Superligë – te Gjilani ndryshoi qasja e trajnerit pas ndeshjes së parë

Futboll 25 Shkurt 2020 21:52

Qëndrim Dautaj gjatë afatit kalimtar të janarit u largua nga SC Gjilani në formë huazimi te Besa e Pejës, që bën gara në Ligën e Parë. Dautaj edhe më herët ka qenë pjesë e ish kampionit të Kosovës, ka synimim e vetëm që të inkuadrohet në Superligë për sezonin e ardhshëm, shkruan Insporti.com.

Në SC Gjilan Dautaj u transferua nga Ferizaj në verën e kaluar, por nuk arriti që të tregonte formën e mirë me fanellën e gjilanasve, ashtu siç bëri me Ferizaj pasi ishte ndër futbollistët kryesor që ndikoi në sigurimin e mbijetesës.

Dautaj për Insportin ka rrëfyer se synim i vetëm është inkuadrimi në Superligë dhe pse nuk arriti të tregonte vlerat e tij te Gjilani. “Synimi i vetëm është inkuadrimi në Superligë, jemi në rrugë të mbarë dhe nuk dorëzohemi deri në fund edhe pse kampionati është shumë i vështirë. Jemi kandidati më serioz për inkuadrim në Superligë”.

Ish mesfushori i Ferizajt për Insportin ka deklaruar se te Gjilani dështoi për shkak se trajneri Gentjan Mezani, ndryshoi qasjen që pas ndeshjes së tij të parë. “Te Gjilani pas ndeshjes së parë ndryshoi qasja e trajnerit ndaj meje nuk më dha shumë hapësirë, nuk e di pse por unë i kam respektuar vendimet e tij dhe vendosa që në janar të largohem”.

Image may contain: Qendrim Dautaj, standing

 

 

Megjithatë, ai mendon se Gjilani ka skuadër për titull por gjithçka varet nga trajneri Mezani se sa arrin t’i motivon futbollistët. “Gjilani ka një skuadër shumë të mirë me futbollistë shumë cilësorë por sa do të jetë në gjendje trajneri që t’i motivon mbetet të shihet”.

Dautaj për Gjilanin startoi nga minuta e parë vetëm dy ndeshje gjatë pjesës së parë të sezonit të Superligës. Sipas tij që pas ndeshjes së parë të sezonit me Trepçën ’89, të cilën Gjilani e humbi me rezultat të thellë 4:1 në “Riza Lushta”.

Mesfushori 28 vjeçar tashmë e ka kaluar atë pjesë, pasi qysh në ndeshjen e parë me Besën ka shënuar gol. “Jam i lumtur me paraqitjen time të parë, ndihmova në fitore duke shënuar një gol. Jam më i gatshëm se kurrë”.

Besa e Pejës në e filloi stinorin pranveror me fitore kundër Vitisë në shtëpi me rezultat 2:0.

Ish kampioni i Kosovës renditet në pozitën e parë me 34 pikë dhe është në rrugë të mirë për t’u rikthyer në Superligë në sezonin e ardhshëm. /Insporti.com/

-->