David Beckham ndan foto të rralla të fëmijërisë për ditëlindjen e 40-të të motrës

Sportbizz 20 Shkurt 2022 13:07

Ish-futbollisti i njohur David Beckham ka ndarë disa fotografi të rralla të fëmijërisë, teksa i uroi ditëlindjen e 40-të motrës së tij Joanne, në Instagram Story.

46-vjeçari, duket i adhurueshëm në një fotografi së bashku me dy motrat e tij.

Në një tjetër shihet i shoqëruar nga mamaja e tyre Sandra, 72 vjeçe, teksa pozonin për një foto shkollore në shkollën e mesme “Chingford County” në lindje të Londrës, shkruan Dailymail.

Duke mbajtur një trofe futbolli, ish-futbollisti shihet me motrën pranë oxhakut në shtëpinë e tyre të mëparshme.

-->