David De Gea shumë shpejt vë firmën

Futboll 03 Prill 2018 08:38

Deklarata e para pak kohësh e portierit të Spanjës, David De Gea, se e sheh të ardhmen tek Manchester United pasi aty merr dashuri të madhe, duket se do të konkretizohet edhe me vazhdimin e kontratës, me ç’rast do ketë edhe rritje page.

Shtypi britanik raporton se, gardiani spanjoll dëshiron ta përfundojë nënshkrimin e marrëveshjes së re, para fillimit të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku do të marrë pjesë me “Furinë e Kuqe”.

Me marrëveshjen e re, De Gea , vazhdon kontratën edhe për pesë vite tjera, me rritje page dhe tash e tutje do të paguhet 350.000 funte në javë, që do ta shndërrojë 27 vjeçarin në lojtarin e dytë më të paguar tek “Djajtë e Kuq”, pas kilianit Alexis Sanchez.

Thuhet se negociatat fillestare veçse kanë filluar dhe pjesa tjetër pritet se do të finalizohet brenda këtij muaji.

David De Gea, është duke kaluar një formë fantastike tek United, ku njëra ndër arsyet pse Manchester United është skuadra me mbrojtjen e dytë më të mirë në Premier League, janë pikërisht edhe pritjet e portierit spanjoll. /Insporti.com

-->