David Luizi vendimtar për Arsenalin kundër Bournemouthit

Futboll 06 Tetor 2019 16:59

Fitore në xhiron e tetë në Premierligë ka siguruar edhe Arsenali, që e mundi me shumë vështirësi në shtëpi skuadrën e Bournemouthit.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e ka shënuar qendërmbrojtësi i ardhur verën që lamë pas nga Chelsea, David Luiz, në minutën e nëntë të takimit.

Pas kësaj fitore të vështirë, Arsenali ka shkuar në kuotën e 15 pikëve pas tetë xhirove dhe gjendet në pozitën e tretë.