Davis progreson në rikuperim – në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme ndaj Miami Heat

Basketboll 23 Janar 2022 23:55

Los Angeles Lakers kanë marrë lajme të mira lidhur me Anthony Davis.

Qendra amerikane pësoi një lëndim javë më parë dhe që atëherë është jashtë parketeve të NBA.

Basketbollisti ka filluar të stërvitet së fundmi dhe pritet të kthehet jashtë çdo parashikimi – pra, shumë më herët.

Sipas raportimeve të fundit nga ShBA, Anthony Davis, i lënduar në gjurin e majtë, ka progresuar në status “në pikëpyetje” për ndeshjen e nesërme, përcjell lajmi.net.

Kjo nënkupton që AD do të vlerësohet ndeshje pas ndeshje për situatën e tij.

Tifozët dhe trajneri nuk prisnin ta shihnin në parket për një periudhë shumë më të gjatë. 

-->