De Biasi afër skuadrës së madhe italiane

Futboll 09 Tetor 2019 19:52

Gianni De Biasi mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre, pas një pauze të gjatë. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është pranë akordit me klubin e Sampdorias në Serie A.

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e dorianëve kishin si alternativë kryesore Gennaro Gatusson, por kjo ide nuk ka pasur sukses, pasi ish-trajneri i Milanit, pas një takimi me presidentin Ferrero, nuk u bind nga projekti i klubit duke refuzuar përfundimisht ofertën.

Media italiane bën me dije që De Biasi është alternativa e parë për momentin për të marrë drejtimin e Sampdorias! Listës i janë shtuar së fundmi edhe teknikët Giusseppe Jakini dhe Claudio Ranieri. Pritet që në ditët e ardhshme të merret vendimi përfundimtar për sa i përket trajnerit që do të drejtojë Sampdorian.