De Biasi mund të marrë drejtimin e kësaj skuadre të madhe

Futboll 06 Dhjetor 2018 20:30

Katër ndeshje dhe asnjë fitore për skuadrën e Lazios në të gjitha garat. Kjo ka bërë që të flitet për një shkarkim të trajnerit Simone Inzaghi mbi të cilin kanë rënë përgjegjësitë për këto rezultate të dobëta.

Ndërsa, sipas asaj që bën me dije “torinogiornata.it”, një emër i ri ka dalë në horizont për të zëvendësuar Inzaghin. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi i cili aktualisht është i papunë.

Duket se De Biasi është i preferuar nga drejtori sportiv Igli Tare, me këtë të fundit që ia ka bërë si sugjerim, presidentit Claudio Lotito. Ky do të ishte një shans i mirë për De Biasin, pasi Lazio është një ekip i përmasave ndërkombëtare.

Në rast se marrëveshja do të arrihet, De Biasi sërish do të kishte rastin të punojë me futbollistë shqiptarë, pasi te Lazio janë: Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.