De Bruyne afër këtij rekordi që e mban Henry

Futboll 29 Prill 2020 17:23

Sulmuesi i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne i ka thënë legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, se po synon të thyejë rekordin e tij në Ligën Premiere. Legjenda e Arsenalit i ka pasur  20 asistime gjatë sezonit 2002/03 në Ligën Premiere, më shumë se çdo lojtar tjetër gjatë një sezoni.

De Bruyne aktualisht është në kuotën e 16-të asistimeve në këtë sezon dhe mendon se mund të thyejë rekordin e francezit Henry. “Për të qenë i sinqertë, unë ndjehem sikur jam 17 vjeç”, ka thënë fillimisht De Bruyne.“Unë gjithmonë bëj shaka me Henry në ekipin kombëtar, Kompany është dëshmitar. I thashë atij: Do ta thyej rekordin këtë vit”.

“Të kesh 16 asistime është vërtet e bukur dhe flet vërtet mirë për një lojtar krijues. Por nëse nuk ndodh, ne prapë vazhdojmë”.

“Kur ju arrini një rekord jeni të mbushur me krenari, e kam provuar në Gjermani dhe është mirë të shihni se keni thyer disa rekorde”, përfundoi belgu.

-->