De Bruyne: Koronavirusi më shtyu të zgjas karrierën

Futboll 01 Prill 2020 15:23

Kevin de Bruyne, futbollist i Manchester City, ka thënë se falë izolimit të shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit, ka marrë vendimin për ta zgjatur karrierën e tij.

Ylli belg e konfirmoi këtë përmes rrjeteve të tij sociale: “Unë i kam thënë gruas se do të luaj edhe më shumë futboll. Pas këtij izolimi, unë nuk mund të qëndroj më në shtëpi. I kam thënë gruas se do të luaj edhe dy vite më tepër se kisha menduar. Është koha për të luajtur futboll, më ka marrë malli për topin. Të rrish pa luajtur kaq gjatë është e vështirë, por tani futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme. Njerëzit duhet të jenë të sigurt”.

De Bruyne, një nga lojtarët më të mirë në Premier, shpjegoi se është mbyllur në shtëpi prej dy javësh dhe se në fillim, bashkë me fëmijët, ishin pak të sëmurë, gjë që i shqetësonte ata. Sidoqoftë, tani janë mirë të gjithë si familje:

“Kishim shqetësime për tetë, ose nëntë ditë, por tani jemi më mire. Në një situatë të tillë, kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”.

-->