De Gea i bën “horë” Llorenten dhe Sarabian (VIDEO)

Nations League 13 Tetor 2019 20:09

Spanja po vazhdon stërvitjet para ndeshjes së të martës kundër Suedisë.

Një moment interesant ka ndodhur me David de Gean protagonistë gjatë një seance stërvitore të sotme.

Portieri i Manchester United e ka futur topin në mes të këmbëve të Diego Llorente dhe Pablo Sarabia.

Ai nuk e ka përmbajtur vetën nga ky gjest dhe e ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Twitter.