De Jong: Setien i njëjtë si Valverde

Futboll 24 Janar 2020 11:42

Pas dështimit të Barcelonës në Superkupën e Spanjës, në gjysmëfinale kundër Atletico Madridit, katalonasit e shkarkuar Ernesto Valverden dhe e emëruan Quique Setienin, ish-trajnerin e Real Betisit.

Përkundër që Barcelona e bëri këtë gjë me shpresën se skuadra do të shënojë ndryshime dhe do të përmirësohet, mesfushori holandez, Frenkie de Jong ka thënë se dy trajnerët e ndajnë të njëjtën filozofi të lojës.

“Setieni nuk më kërkon të bëjë ndonjë gjë të veçantë. Ideja e tij është e njëjtë me atë të Valverdes sepse është ideja e Barcelonës, ideja e posedimit të topit. Ai ka ndryshuar vetëm detaje të vogla, por qëllimi i tij është ta mbajmë topin”, ka thënë ai.

-->