De La Hoya sfidon nxënësin e tij dhe legjendarin Mayweather

Boks 31 Dhjetor 2020 11:08

Ish-boksieri meksikan Oscar De La Hoya kë përsëritur idenë e tij për t’u rikthyer në ring në moshën 47-vjeçare, 12 vjet nga dueli i tij i fundit në ring (dhjetor 2008).

Ndërkohë që prej disa vitesh ai punon si menaxher boksi. Ai pati deklaruar disa muaj më parë se do të rikthehej në ring, teksa synonte një duel ndaj Floyd Mayweather, për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar në sfidën e parë mes tyre.

De La Hoya, i njohur me nofkën “Golden Boy”, tha: “Rikthimi në ring më ka intriguar gjithnjë. Nuk e di se si do të reagojë trupi im, të shohim”.

Kohët e fundit ai ka hedhur idenë që të deuelojë ndaj patriotit të tij Saul Canelo Alvarez, kampion bote në peshën e mesme.

De La Hoya ka qenë deri para pak muajsh menaxheri i Canelo, por palët patën kontradikta dhe u ndanë. “Më pëlqejnë këto dy duele, të shohim se çfarë mund të ndodhë”, tha De La Hoya, i cili në karrierën e tij ka bilanc prej 39 fitore e 6 humbje.

-->