De Ligt arrin marrëveshje me Barcelonën

Futboll 12 Maj 2019 14:28

Të premten e kaluar drejtuesit e Barcelonës shkuan në Amsterdam për të biseduar për De Ligt.

Mundo Deportivo bën me dije se Barcelona po bën të pamundurën për të nënshkruar sa më shpejt me holandezin.

Madje prestigjiozja spanjolle bën të ditur se lojtari është dakord të veshë fanellën e Barcelonës, teksa në “Camp Nou” do të gjejë dhe shokun e tij Frankie De Jong, ky i fundit nënshkroi në muajin janar me Barcelonën./Insporti