De Ligt flet pas finales: Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit

Nations League 10 Qershor 2019 09:02

Matthijs de Ligt ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i kishte kërkuar atij t’i bashkohet Juventusit në një bisedë në fushë pas finales së Ligës së Kombeve.

Portugalia e mundi 1:0 Holandën për ta fituar edicionin e parë të garës së re të UEFA-s, falë një goli nga Goncalo Guedes të dielën në Porto.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo bisedoi me De Ligt dhe sipas mbrojtësit holandez ai i ka thënë t’i bashkohet në Juventus.

“Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit”, tha De Ligt për NOS.

“U trondita pak nga kjo pyetje, prandaj qesha. Nuk e kuptova atë në fillim”, shtoi ai.

Për De Ligt janë në garë shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester City dhe Bayern Munich