De Ligt zbulon pse zgjodhi Juventusin

Futboll 18 Korrik 2019 16:18

Padyshim që Matijs De Ligt, ka qenë personazhi kryesor në futbollin italian këto dy ditët e fundit.

Holandezi është zyrtarisht një lojtar i Juvenstusit dhe është kthyer në një prej blerjeve më të bujshme të verës.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Ajaxit në televizion, De Ligt ka sqaruar pse ka zgjedhur Juventusin dhe jo një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tij.

“Kam qenë gjithmonë i “hipnotizuar” nga mënyra se si italianët mbrojnë. Ka shumë lojtarë që unë i ndjek si shembull, Maldini, Barezi, Nesta, Canavaro. Dhe unë u dashurova se si mbrojnë italianët”, është shprehur De Ligt.

Kujtojmë që në garë për mbrojtësin holandezë ishin Barcelona, Manchester United dhe PSG./Insporti.com

-->