De Ligti i fillon testet mjekësore në qendrën JMedical

Futboll 17 Korrik 2019 09:35

Matthijs de Ligt ka arritur në qendrën ‘J Medical’, aty ku po kryen testet mjekësore para se të kompletojë kalimin te Juventusi.

Mbrojtësi 19-vjeçar holandez mbrëmë arriti në Torino, derisa mëngjesin e sotëm po i kryen testet mjekësore te gjiganti italian, përcjell Insporti

Klubi ka njoftuar se De Ligt tashmë ndodhet në klinikën mjekësore të klubit, aty ku po i kryen edhe testet mjekësore.

De Ligt sot do të kompletojë transferimin e tij te ‘Zonja e Vjetër’, pas një sezoni impresionues te Ajaxi.