De Rossi “tradhton” Romën, transferohet te skuadra italiane

Futboll 21 Tetor 2019 12:46

Daniele De Rossi mund të kthehet në futbollin italian pak muaj pasi u transferua në Boca Juniors, shkruan Insporti.com.

De Rossi në verën që shkoi u largua nga ekipi i zemrës së tij AS Roma si futbollist i lirë, pasi klubi romak nuk ia vazhdoi kontratën.

Skuadra e Fiorentinës është duke tentuar të bëjë goditjen e radhës në tregun e transferimeve, duke e bindur mesfushorin italian të pranoj ofertën e tyre.

“Viola” ishte interesuar edhe gjatë verës për shërbimet e tij, por De Rossi kishte vendosur të jetësonte ëndrrën e tij për të veshur fanellën e gjigantit argjentinas.

Klubi italian është gati ta transferojë në janar italianin duke i ofruar kontratë 1,5 vjeçare.

Mbetet të shihet nëse De Rossi do ta pranoj ofertën e Fiorentinës, pasi ai ka edhe disa oferta nga MLS. /insporti.com/

-->