Debat i “nxehtë” mes Munishit e Lecit

Futboll 17 Shkurt 2020 08:51

Futbollisti i Dritës, Liridon Leci dhe trajneri I Ballkanit, Ismet Munishi kanë pasur një debat interesant në emisionin sportiv në RTV Dukagjini.

Derisa Leci ka pasur fjalë të mira për Dritën duke e cilësuar si skuadër në nivel më të lartë se krejt klubet tjera, ka ndërhyrë Munishi, duke ia bërë me dije se Drita nuk është në nivel më të lartë, duke ia kujtuar edhe pikët në tabelë që Ballkani ka më shumë sesa Drita.

‘‘Nuk jeni më lartë sesa Ballkani e shihni edhe me pikë por me forcën tonë reale do ta mësoni pas tri javëve kur ballafaqohen në Therandë. Vini ju pas tri javë ne ‘furin portokalli’ dhe e shihni’’, ka thënë si në shaka Munishi, derisa Leci ia ka kthyer.

‘Jo Munishin me interaktiv nuk mund ta mposhtësh’, ka thënë Leci.

-->