Debat me ofendime mes Batatinës dhe Qeqës

Futboll 12 Prill 2021 10:16

Ndeshja e djeshme mes Llapit dhe Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” ngriti shumë spekulime, e deri në kurdisje të takimit, shkruan Insporti.

Shumë tifozë, por analistë në rrjetet sociale aluduan se kjo ndeshje ishte “miqësore”, pasi Drita fitoi shumë lehtë – 2:4 – në Podujevë.

Gazetarja “Qeqa” Krelani e ka pasur një debat të fortë me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

“Në aspektin profesional, ne gjithmonë nga këndi i gazetarëve dhe racional, mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humbur që moti. Më tregoni z. Batatina, cilat janë objektivat e juaja, a është Evropa?”, iu drejtua ajo Batatinës në “KTV”,.

Ndërkaq, Batatina iu përgjigjë se:

“Çfarë gazetare je ti që nuk e di se çfarë objektiva ka Llapi këtë edicion. Fillo puno diçka tjetër. Duhet t’i shohësh gjërat ndryshe, në gazetari mundesh me palu gazeta apo me pastruar diçka, por jo në këtë mënyrë”

Debati vazhdoi edhe më tej, derisa Krelani i kërkoi dorëheqjen Batatinës.

“A je në finale? Në cilën pozitë je? Nëse unë duhet të paloj gazeta, ti duhesh me dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit. Më vjen keq që je menaxher i Llapit”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, trajneri i Llapit kishte prapë një kundërpërgjigjje për “Qeqën”:

“Është mëkat që ty të ftojnë në televizion ta analizosh futbollin. Unë jam me kualifikim magjistër. Kjo gjuhë e komunikimit është shumë e ulët. Nuk do të jem më në ndonjë emision kur ti je e ftuar”.

-->