Debutim ëndrrash i Brojës, dy gola dhe një asist – shikoni golat e tij

Kombëtarja 26 Gusht 2021 13:59

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja nuk ka mundur ta ëndërrojë më mirë debutimi me Southamptonin, se sa të shënonte dy gola dhe një asist. Broja në ndeshjen e parë zyrtare me Southamptonin shënoi dy gola, në fitoren e thellë 0:8 ndaj Neëport County, në kuadër të Kupës së Anglisë, shkruan Insporti.com.

Iu nevojitën vetëm 10 minuta Brojës për të gjetur golin e parë në debutim. Lojtari që është nën kontratë me Chelsean arriti që në fillim të pjesës së dytë të shënoi edhe një gol të bukur, ndërsa bëri edhe një asistim.

Për debutimin e Brojës kanë shkruar edhe mediat angleze të cilat e cilësojnë shqiptarin si futbollist me të ardhme të ndritur. /Insporti.com/

-->