Deeney shpërtheu pas kartonit të kuq – mësohet çka i tha Emeryt

Futboll 15 Prill 2019 22:11

Kapiteni i Watfordit, Troy Deeney, nuk është përmbajtur pas kartonit direkt të kuq që e mori në ndeshjen me Arsenalin.

Ai u përjashtua nga gjyqtari i ndeshjes, pas ndërhyrjes në Lucas Torreiran, shkruan Insporti

Sulmuesi 30-vjeçar e la në baltë pas vetëm 11 minutave ekipin e tij, një minutë pasi pësuan gol.

Ai shpërtheu ndaj Torreiras, madje iu drejtua edhe trajnerit të ‘Topçinjve’, Unai Emery.

“Ai është një k**** e m****. Vetëm vrapova pas tij”, mësohet t’i ketë thënë Deeney trajnerit të Arsenalit.

Arsenali po udhëheq 1:0 me golin e shënuar nga Aubameyang në minutën e 10-të. /Insporti.com/

-->