Deklarata e Marcelos i ka befasuar shumë tifozë të Realit

Futboll 22 Prill 2019 09:53

Marcelo ka folur pas fitores 3:0 të Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos.

Mbrojtësi brazilian ka komentuar në tërësi këtë sezon të Real Madridit, duke thënë se është e vështirë të motivohesh në ndeshje të ligës, kur nuk lufton më për asnjë trofe.

“Është e komplikuar që në fund të sezonit, kur nuk luan për asgjë të motivohesh për të realizuar ndeshje të mirë dhe të fitosh. Ne e gjetëm motivimin pasi erdhëm përballë publikut tonë dhe mendoj se luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e dytë, që nuk ishte edhe aq e vështirë për ne”, tha ai.

“Nuk është një çështje nëse ka mbaruar ose jo sezoni. Ne duhet të punojmë gjithmonë fort kur veshim këtë fanellë. E dimë të gjithë se ka qenë një sezon i vështirë. Jemi vërtetë shumë të dëmtuar për shkak të asaj që ndodhi këtë sezon, por duhet të shohim përpara”, përfundoi Marcelo.