Deklarata e Ozilit për Tottenhamin çon “në qiell të shtatë” tifozët e Arsenalit

Futboll 02 Prill 2019 08:42

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është i kënaqur me fitoren e arritur gjatë mbrëmjes së kaluar kundër Newcastle Unitedit.

Ylli i ‘Gunners’ luajti 84 minuta në fitoren 2-0 ndaj Newcastles në Emirates, e cila gjë bëri që të ngjiten në pozitën e tretë të Premierligë me 63 pikë, dy para skuadrës së Mauricio Pochettinos.

“Qëllimi ynë është të arrijmë në katër më të mirët, kështu që jemi të lumtur me pozitën para Tottenhamit”, tha Ozil.

“Gjithmonë kemi konkurrencë me ata, por nëse luajmë si sot, ne duam të fitojmë dhe të marrim të gjitha pikët që do të na dërgojnë në top katër vendet e para deri në fund të sezonit”.

“Ne jemi shumë të lumtur, synimi ynë ishte të merrnim tri pikë, luajtëm mirë dhe e përgëzojë të gjithë ekipin”.

“Puna ime është të jap gjithçka në fushë. Unë vetëm dua të ndihmoj shokët e mi të ekipit që të fitojnë ndeshjen dhe mendoj se luajmë shumë mirë si ekip dhe jo individualisht”, përfundoi Ozili.