Deklarata e papritur e Zidane pas humbjes nga Espanyoli

Futboll 28 Shkurt 2018 09:01

Zinedine Zidane është shprehur i zhgënjyer me humbjen e pësuar në fund nga Espanyoli.

Real Madrid u mposht në minutat shtesë të takimit, për të pësuar humbjen e pestë këtë edicion në ligë.

Vendimi i Zidane për të bërë rotacione në skuadër duket se i kushtoi sërish francezit, pasi nuk e grumbullo fare Ronaldon për këtë takim.

Sipas Zidane, ekipi i tij meritoi të marrë më shumë në RCDE Stadium.

“Nganjëherë, ju nuk mund të kuptoni futbollin”, ishte deklarata befasuese që dha Zidane.

“Duhet të pranoni kohët e këqija. Pas pesë ndeshjeve të rezultateve dhe paraqitjeve të mira, sot nuk ia dolëm”, shtoi Zidane.

Ai më tej potencoi se ekipi i tij e startoi ndeshjen mirë dhe pati raste për shënim, por se ekipi nuk arriti të gjejë një stil të përshtatshëm të lojës, duke shtuar se në paraqitjen e ekipit të tij mungoi pak nga gjithçka.

“Nuk e merituam këtë humbje, na dhemb. Espanyoli pati pak raste shënimi, është rezultat i keq”, përfundoi francezi.

Ndeshjen e radhës Zidane dhe Real Madrid e zhvillojnë në shtëpi ndaj Getafes, më pas ndaj Paris Saint-Germain në udhëtim në Ligën e Kampionëve. /Insporti.com

-->