Deklarata qesharake e Sarrit: Në këtë moshë timen nuk zhvishem lakuriq

Futboll 20 Qershor 2019 12:02

Maurizio Sarri ka dhënë disa deklarata interesante, në konferencën e tij të parë si trajner i Juventusit.

Mbrëmë, italiani arriti në Torino për prezantimin e tij si trajner te ‘Zonja e Vjetër’, shkruan Insporti

Sarri, që e braktisi pas vetëm 1 viti Chelsean për t’u kthyer në Itali, ka folur para mediave si trajner i Biankonerëve.

Ai tha se ka trajnuar disa lojtarë të klasit botëror, por ta trajnojë Cristiano Ronaldon do të jetë diçka tjetër.

“Te Chelsea kam punuar me disa lojtarë shumë të fortë, por ta trajnoj Ronaldon do të jetë një tjetër hap i madh. Do të dua ta ndihmoj që të thyejë disa rekorde të reja”, tha Sarri për portugezin.

Ai u pyet rreth garderobës së tij, dhe se si do të vishet gjatë ndeshjeve.

Sarri njihet si një trajner që vishet në mënyrë sportive, dhe nuk preferon rrobat zyrtare, si kostum apo kravatë.

“Do të duhet të flas me klubin. Do të preferoja mos të vishja një kostum me kravatë në bankinë, por mund të siguroheni se në këtë moshë timen nuk do të jem i zhveshur”, tha me shaka Sarri. /Insporti.com/