Deklarata zyrtare e Manchester City-it pas përjashtimit nga Liga e Kampionëve

Futboll 14 Shkurt 2020 19:58
Manchester City është përjashtuar për dy vite nga Liga e Kampionëve. Menjëherë ka ardhur reagimi i parë nga klubi anglez shkruan Insporti.com.

“Manchester City është i deshpëruar por nuk është i befasuar nga vendimi i sotëm i UEFA-së. Klubi gjithmonë ka pritur një vendim të tillë ndaj jemi duke kërkuar një organ të pavarur që ta hetoj çeshtjen nga fillimi.

Në dhjetor të vitit 2018, shefi i hetimeve të UEFA-së është deklaruar publikisht lidhur me sanksionet që ai dëshironte të ja vendoste Manchestr City-it, ende pa filluar hetimi. Një vendim i tillë është i mangët, me shumë problem dhe do të apelohet. Klubi formalisht është ankuar te komisioni disiplinor i UEFA-së, një vendim i validuar nga vendimi i CAS-it.

E thënë ndryshe, kjo çështje është inicuar nga UEFA, hetuar nga UEFA, dhe vendosur nga UEFA. Me një vendim paragjykues në dorë, klubi do nis procedurat e një gjykimi të pavarur sa më shpejtë që është e mundur, si dhe do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në mundësin e parë.

-->