Deklaratat e Zidane dhe Emery pas ndeshjes

Futboll 06 Mars 2018 22:48

Zinedine Zidane ka falënderuar lojtarët e tij për ndeshjen fantastike ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid ka mposhtur 1:2 PSG-në, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Pas ndeshjes trajneri Zinedine Zidane është shprehur shumë i lumtur dhe ka falënderuar lojtarët për paraqitjen fantastike.

“Ne duhet të urojmë lojtarët, sepse luajtëm ndeshje shumë serioze. Është e rëndësishme të luajmë kështu. Ne fituam në shtëpi dhe në ndeshjen e kthimit”, tha fillimisht Zidane pas ndeshjes.

Ai foli edhe për Gareth bale, ku tha se është e natyrshme që dëshiron të luajë më shumë, por insistoi se do të jetë i rëndësishëm në ndeshjet tjera.

Ndërkaq, trajneri i PSG-së, Unai Emery thotë se nuk duhet të jenë të zhgënjyer, sepse janë eliminuar nga Real Madrid.

Unai Emeru thotë se goli i parë i Real Madridit zvogëloi gjasat e tyre për kalim në çerekfinale, ani pse luajtën dy ndeshje të mira.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është zhgënjyese që të eliminohesh nga Real Madrid.

“Goli i tyre zvogëloi mundësitë tona. Është zhgënjim që jemi eliminuar në raundin e dytë, por nuk është zhgënjim sepse jemi eliminuar nga Real Madrid”, tha Emery pas ndeshjes.

Ai e pranon se me Neymar ishin më të rrezikshëm, por thotë se edhe lojtarët tjerë ishin të përgatitur për këtë takim.

-->