Deklaratë bombastike e Mayweather, blen ekip futbolli

Futboll 20 Mars 2018 10:52

Floyd “Money” Mayweather, pas qindra milionëve që merr vetëm për një ndeshje, ka dhënë një deklaratë bombastike dhe tani dëshiron të orientohet edhe kah futbolli.

Boksieri i pamposhtur në karrierën e tij, duke parë interesimin që bota ka për futbollin, ka vendosur të investojë në një skuadër, madje edhe më shumë se kaq.

Ai ka vendosur të blejë një skuadrën angleze të Premier League, Newcastle United dhe të bëjë investime të bujshme.
Mirëpo, deklarata e tij nuk u ndal vetëm këtu, pasi Mayweather do tenton të sjell tek Newcastle, njërin prej lojtarëve më të mirë në botë, yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldon.

41 vjeçari, i cili u tërhoq nga boksi me rekord prej 50 meçeve, të gjitha me fitore, kohëve të fundit përsëri është bërë lajm në media, pasi ditë më parë u kuptua se ai kishte aplikuar për licencë të MMA dhe madje shumë shpejt mund ta shohim edhe në oktagon të UFC-së.

Kurse, si një adhurues i sporteve, Mayweather e sheh potencialin edhe tek investimi në futboll dhe për ekipin anglez deklaroi se i pëlqen shumë.

“Newcastle më pëlqen shumë. Jam gjithmonë i hapur ndaj mundësive të reja biznesi dhe dashuroj të gjitha sportet. Në futboll, edhe pse nuk është sporti im, kam shumë kontakte. Cristiano Ronaldo është një miku im prej kohësh, dhe nëse do të vendosja të investoja në Premier League dhe të blija skuadrën e Newcastle, mbase mund ta bindja atë (Ronaldon), që të transferohej pikërisht te ne, për ta mbyllur aty karrierën e tij”, deklaroi Mayweather te “Sunday Star”. /Insporti.com

 

-->