Deklaratë e fuqishme nga Luka Modric

Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares së Kroacisë, Luka Modric, i cili cilësohet si lojtari më i mirë te Kroacia, por edhe njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, ka dhënë një deklaratë të fuqishme, pasi Kroacia e siguroi finalen e Kupës së Botës.
Modric i cili sezonin që lamë pas, arriti ta fitonte trofeun e Champions League me Realin e Madritit, në rast të fitores së Botërorit, po konsiderohet si favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”.
I pyetur për “Topin e Artë”, Modric u përgjigj: “Topi i Artë? “Kjo nuk ka rëndësi për mua. Dëshira ime e vetme, është që ta fitojë kupën e botës me Kroacinë”.
“Faleminderit për urimet. Luajtëm në mënyrë fantastike dhe e kontrolluam Anglinë. Ata thanë se ne ishim të lodhur dhe anglezët ishin më të fortë se ne, por ne e treguam sonte në fushë. Do donim ta kishim fituar ndeshjen përpara shtesës, mirëpo megjithatë jemi krenarë dhe të lumtur që do të jemi në finale”, deklaroi Luka Modric pas ndeshjes.
Të dielën Luka Modric dhe përfaqësuesja e Kroacisë, do të ndeshet me Francën në finale të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. /Insporti.com