Deklaratë interesante e Mustafit, ka këtë porosi për kritikët

Futboll 04 Shkurt 2020 11:08

Shkodran Mustafi ka dalur me një deklaratë tejet interesante, ku ka thënë se në rast së nuk do rikthehej në formacion atëherë do të pensionohej nga futbolli.

Mbrojtësi shqiptar nga Gostivari ka qenë në qendër të vemendjes këto muaj pas shumë kritikave të ashpra që ka pasur, madje atij i ishte kërkuar që të largohej në janar nga Arsenali.

Por siç duket që nga ardhja e Mikel Artetas në pankinë të Arsenalit, ka ndryshuar gjithqka dhe me punë të madhe ka fituar besimin e trajnerit dhe është rikthyer në formacion bazë.

“Në fund të ditës, ne e dimë si është futbolli”, ka thënë Mustafi.

“Gjithmonë futbollistët i kanë rastet e veta për t’u kthyer. Unë mendoj se kurrë nuk mendoni kështu, duhet të pensionoheni nga futbolli”, vlerësoi ish-futbollisti i Valencias.

“Për mua është e njejtë. Gjithnjë tentoj t’i largoj gjërat personale nga mendja ime dhe dua të jem aty kur skuadra ka nevojë”, theksoi Mustafi.

Mustafi ka luajtur 90 minuta të dielën në barazimin pa gola të Arsenalit ndaj Burnleyt.

-->