Deklarimi i keqkuptuar që e acaroi Behramin përjetësisht me tifozët

Futboll 06 Gusht 2018 20:41

Ka qenë ndeshja ndërmjhet Zvicrës dhe Shqipërisë kur Valon Behrami tentoi të jepte versionin e tij të së vërtetës, anën e tij të medaljes, kishte marrë guximin që të shkonte dhe pas ndeshjes edhe të fliste një për një me tifozët shqiptarë.

Mirëpo, reagimi ii tifozëve nuk kishte qenë i mirë dhe më pas LIVE ai kishte deklaruar se ata nuk e kuptojnë atë dhe nuk e kanë kulturën për të vlerësuar punën e tij.

Në ditën kur Valon Behrami konfirmoi largimin e tij nga kombëtarja e Zvicrës, Insporti ju sjell intervistën e tij të parë të dhënë për televizionet shqiptare dhe reagimin që më pas iu mor për të keq gjithandej.

Vlerësojeni vetë, nëse edhe në retrospektivë, nga këndvështrimi i sotëm, duhet kritikuar veprimet dhe karrierën e tij.

-->